Spasov ka reaguar ndaj thirrjes së Ahmetit për takim me liderët e partive shqiptare

Advertisment

Profesori universitar dhe ish diplomat Gjorgji Spasov përmes një publikimi në profilin e tij në Fejsbuk ka reaguar për ftesën e sotme të liderit të BDI-së Ali Ahmeti për takim të përbashkët me krerët e partive nga blloku politik shqiptar më 13 gusht.

“Ali Ahmeti me ftesën për liderët e partive etnike shqiptare në Maqedoni në takim të përbashkët në ditën e nënshkrimit të Marrëveshjes kornizë bënë përpjekje perfide atë ditë ta promovojë në Ditën e fitores së shqiptarëve ndaj maqedonasve. Ai vazhdon me politikën për mobilizm etnik të shqiptarëve duke u vendosur në krye të bashkimit etnik në cilësinë e komandantit ushtarak të cilit Gruevski dhe DPMNE i dhanë amnisti për rastet e Hagës…”, ka shkruar Spasov.

Reklame

I ballafaquar me humbjen e pozicionit të monopolit në përfaqësimin e vullnetit politik të shqiptar, thotë ai, tani Ahmeti po tenton me lojëra të “ndyra” ta kthej fuqinë dhe pozicionin e humbur politik.

“Nëse liderët e partive të tjera shqiptare janë kaq naivë të bien në këto truke, le ta mbajnë me shëndet. Çuditshëm se si Ali Ahmeti nuk i është kujtuar në këtë takim ta ftoj liderin e LSDM-së, parti në të cilën ata janë anëtarë dhe për të cilën votojnë shumë shqiptarë”, ka shkruar Spasov në profilin e tij në Fejsbuk.