Spasovki: Unë përgjigjem në vend të Bushit, për shkak se ai është i dënuar dhe nuk mund të përgjigjet

Advertisment

-Jo…unë do të përgjigjem, për shkak se ai është i dënuar, nuk mund të përgjigjet, për shkak se është i dënuar tani mban maskë. Nëse nuk ishte dënuar ndoshta nuk do të mbante tani maskë. Janë dënuar të gjithë që ishin prezent në tavolinë, kështu u përgjigj fillimisht ministri Oliver Spasovski i pyetur se si e komenton MPB-ja padinë penale që një grup i qytetarëve ka parashtruar kundër të pranishmëve në ditëlindjen e Ahmetit në godinën e Ministrisë për Sistem Politik, transmeton Alsat.

“Paditë penale dërgohen në Prokurorinë Publike, Prokuroria do të deklarohet nëse kemi të bëjmë me vepër penale”, tha ministri Spasovski duke shtuar se nuk është e ndaluar mbledhja nëpër institucione dhe se për këto mbledhje ka protokolle të cilat duhet të respektohen.

Reklame

Ndryshe, për mbledhjen e funksionarëve të BDI-së për ditëlindjen e liderit të tyre, Ali Ahmeti janë gjobitur 8 persona me nga 20 euro secili. Të ftuarit ishin mbledhur në zyrën e ministrit Artan Grub.

Ditëlindja e 62-të e Ali Ahmetit dhe hapja e zyrave në ndërtesën e re stil barok prej 14 milion eurosh, ku do të vendoset selia e Ministrisë së re të Sistemit Politik, ishte rasti që udhëheqja më e afërt e BDI-së të mblidhej ditë më parë pa maska dhe pa distancë sociale, duke mor respektuar asnjë masë antiCOVID.