Spasovski: Data e zgjedhjeve është temë e kryer për Qeverinë

Advertisment

Kryeministri Oliver Spasovski në profilin në Fejsbuk ka publikuar një pjesë të intervistës që duhet të del në numrin e ri në “Fokus”, ku thekson se data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është temë e kryer për Qeverinë.

“Data e zgjedhjeve është temë e kryer për Qeverinë. Është e paarsyeshme që shtetin ta lëmë pa Parlament, me Qeveri kalimtare dhe opozitë destruktive e cila shikon të përfitojë ndonjë pikë politike në llogari të krizës dhe rreziqeve ndaj të cilave ekzpozohen qytetarët”, ka shkruar mes tjerash Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk. fab/