Spasovski: Dorëheqja ime nuk është zgjidhje

Advertisment

Asnjë gjurmë nga i arratisuri Sasho Mijallkov. Shefi i policisë Oliver Spasovski tha se dorëheqja e tij nuk zgjidh problemin me ikjen e Mijallkovit dhe në të njëjtën kohë do të nënkuptonte triumf të kriminelëve. Spasovski tha se policia është angazhuar për zbulimin e vendndodhjes së ish shefit të DSK-së Mijallkov ndërsa përmendi lokacionet ku ai mund të ketë lëvizur që nga momenti i shpalljes së vendimit të Gjykatës për arrestin shtëpiak.