Spasovski: Fluturime humanitare për qytetarët që gjenden jashtë vendit, pas kthimit në karantinë

Do të hartohet plan i posaçëm për fluturimet humanitare për qytetarët që gjenden në shtetet e tjera, por pasi të kthehen në vend ata do të duhet të kalojnë numër të konsiderueshëm ditësh në karantinë, shkroi kryeministri Oliver Spasovski në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk, duke njoftuar për vendimet e sjella në seancën e sotshme qeveritare.

Në këtë seancë, shqyrtuam dhe informacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për numrin e shtetasve tanë që kjo situatë i ka gjetur në vendet e tjera. Për t’u siguruar atyre mundësinë për t’u rikthyer në vend, do të përgatitet plan i posaçëm për fluturime humanitare dhe detyrimi i tyre ligjor do të jetë kur ata të kthehen të pranojnë se do të duhet të kalojnë numër të mjaftueshëm të ditëve në karantinë për sigurinë e tyre dhe të gjithë qytetarëve të tjerë”, thotë Spasovski.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Ministria e Mbrojtjes, Armata dhe Ministria e Punëve të Brendshme gjithashtu kanë për detyrë të përgatisin analizë dhe plan për futjen eventuale të masave shumë më shtrënguese për lëvizjen e qytetarëve.

“Bazuar në analizën e tyre, qeveria do të marrë vendime të duhura”, shkroi Spasovski.

Ai gjithashtu njoftoi se është marrë vendim për të zgjatur vlefshmërinë e dokumenteve të udhëtimit dhe letërnjoftimeve, afati i të cilave ka skaduar, si dhe vendimin për ngrirjen e çmimit të limonëve, portokalleve, mandarinave, qitros dhe klementinave.