Spasovski: Fushata do të jetë pa tubime dhe pa aktivitete “dera më derë”

Advertisment

Për neve, shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve janë prioritete kulmore, prej të cilave nuk heqim dorë, shkruan në profilin e tij në Fejsbuk, kryeministri teknik, Oliver Spasovski. Për këtë shkak, ai thotë se të gjitha aktivitetet partiake do të adaptohen në rrethanat e reja, me qëllim që ta mbrojnë shëndetin publik.
“Fushata do të jetë pa tubime dhe pa aktivitete nga ‘dera në derë’. Në këtë mënyrë e mbrojmë shëndetin e qytetarëve, ndërsa ofertën tonë zgjedhore, do t’ua afrojmë përmes veglave onllajn dhe dixhitale të komunikimit”, shkruan Spasovski.

Njëherit ai thekson se në kundërshtim me ligjin dhe në kundërshtim me masat dhe ndalesat, VMRO-DPMNE-ja filloi fushatë parazgjedhore me tubime publike, në të cilat nuk mbahen distanca dhe nuk mbahen maska mbrojtëse.

Reklame

“Opinioni ishte dëshmitar edhe se si Mickoski vizitonte palestra, grupohej në vende publike, si është ulur në një pjesë të restorantit, që nuk ka guxuar të punojë. Në të njejtën kohë, ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, jo vetëm që nuk reagoi, por me deklaratën se nuk do të ndëshkojë, ka nxitur shkelje masive të masave dhe ndalesave”, thotë Spasovski.

Sipas tij, ky është dallim i qartë mes kujdesit të vërtetë për shëndetin e qytetarëve nga ana e LSDM-së dhe kanosjes së vetëdijshme të shëndetit publik nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit.