Spasovski: Irelevante është se ku janë akomoduar personat në karantinë shtetërore

Irelevante është se ku janë akomoduar personat në karantinën shtetërore, e rëndësishme është që duhet të qëndrojnë dhe të izolohen për 14 ditë dhe në këtë mënyrë ta zvogëlojmë rrezikun nga përhapja e koronavirusit. Për momentin nuk ka punë më të rëndësishme se ajo që duhet të mbrojmë familjet tona dhe qytetarët tanë, nuk mund të jetë më e rëndësishme se në çfarë dhoma janë dhe se në çfarë kushte zhvillohet karantina shtetërore edhe pse gjithandej ekzistojnë kushte të mira, me ushqim të mirë dhe me organizim të mirë, porositi sot kryeministri, Oliver Spasovski.

“Gjëja më e rëndësishme është që secili prej nesh të mendojë se çfarë duhet të bëjë të paktën për veten dhe shtetin në këtë gjendje të jashtëzakonshme. Këta njerëz janë të ardhur nga zona kritike, por ata nuk janë njerëz që janë të sëmurë, por duhet të kontrollohen në vetizolim në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të virusit. Ata duhet të kenë të njëjtin mirëkuptim kur gjenden në karantinë shtetërore, siç ishin në kohën kur donin ose i kërkuan qeverisë që t’i kthehej në vendin tonë. Ne kemi bërë gjithçka dhe do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka për qytetarët tanë, por së paku që ata duhet të bëjnë është të jenë të drejtë dhe të përgjegjshëm në këtë situatë. Tani është gjendje e jashtëzakonshme dhe të gjithë kemi përgjegjësi para nesh, para qytetarëve dhe shtetit”, tha Spasovski në përgjigje të pyetjes në konferencën e sotme për shtyp.

Ai u bëri thirrje njerëzve në karantinë shtetërore të mos përhapin dezinformata.

“Pakoja themelore në karantinë shtetërore si akomodimin, tre shujte dhe ujin e kanë të gjithë që gjenden në karantinën shtetërore. Nëse dikush dëshiron shërbime shtesë në hotel për të marrë shtesë nga ajo që është ndarë nga shteti, ajo është diçka që paguhet. Mendoj se këtu po ndodh konfuzioni më i madh”, tha Spasovski.

Kryeministri theksoi se kudo ofrohet kontrolli dhe kujdesi mjekësor i bazuar në vlerësimet e bëra nga mjekët dhe në bazë të situatës që kemi në terren.

“Sa më shumë jodisiplinë në zbatimin e masave, aq më shumë të infektuar të rinj dhe aq më shumë kushte për masa edhe më kufizuese. Për këtë është shumë e rëndësishme për të gjithë në vend që të ndihmojnë që kriza të zgjasë sa më shkurtër dhe të ketë sa më pak ndikim mbi ekonomin. Le të bëjmë gjithçka për të ndihmuar veten dhe ekonominë. Qeveria do të bëjë gjithçka që ka bërë deri më tani për të mbrojtur si qytetarët dhe për të ndihmuar ekonominë”, theksoi kryeministri.

Spasovski saktëson se deri tani janë rreth dhjetë njerëz që nuk e respektuan masën e vetizolimit, për të cilin shkak ata u vendosën në karantinë shtetërore. .