Spasovski: Janë të domosdoshme zgjedhje të shpejta për sigurim të institucioneve stabile

Data e zgjedhjeve është determinuar me dekretin me fuqi ligjore i cili vlen deri në përfundim të gjendjes së jashtëzakonshme. Në atë moment kur do të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme për 22 ditë duhet të mbahen zgjedhjet dhe kjo është gjendje faktike. Prandaj duhet të realizohen zgjedhjet në afatin e parë të mundshëm. Duhet të jemi parimorë, ndërsa zgjedhjet të jenë në atë moment kur do të ketë më së shumti kushte të krijuara, porositi sot kryeministri , Oliver Spasovski.

Ai theksoi se demokracisë së vendit dhe zhvillimit të vendit i nevojiten institucione stabile dhe kthim sa më i shpejtë në rrjedhën normale të funksionimit të shtetit, ndërsa qytetarëve të vendit u duhet Parlament funksional.

Reklame

Një nga përgjegjësitë e Qeverisë, potencoi, është që sa më shpejtë t’ua sigurojë normalitetin e ri qytetarëve.

“Të gjithë që e kundërshtojnë normalitetin e ri, kontribuojnë që vendi të na mbetet në krizë shëndetësore ekonomike, ndërkaq kjo nuk është sjellje me përgjegjësi”, theksoi Spasovski, në konferencën për shtyp në të cilën u kumtua lehtësimi i masave restriktive për virusin Kovid-19. ab/