Spasovski: Mijallkovi gjatë gjithë kohës ka qenë në Shkup

Sasho Mijalkovi, gjatë gjithë kohës ka qenë në Shkup dhe për momentin zhvillohet hetime ka theksuar Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.

Spasovski, për “Utrinski Brifing” ka deklaruar se kanë punuar me prokurorët kujdestarë nga PTHP-ja, kurse nga dje është emëruar një Prokuror Publik që në mënyrë të drejtpërdrejtë do ta udhëheq rastin.

“Nëse nuk dorëzohej, për disa orë do të ishte krejtësisht ndryshe” – ka deklaruar Spasovski duke shtuar se nuk ka pasur asnjë marrëveshje me Mijalkovin dhe se aktgjykimi i së premtes do t`i zbardhë të gjitha dilemat.

Ish-Shefi I DSK-së, Mijalkovi, është I ak uzuar për përgjimet e jashtëligjshme të mijëra qytetarëve, rast ky i njohur si “Target-Fortesa”, aktgjykimi I së cilit duhet të shpallet të Premten.