Spasovski: Ne jemi në lëvizje, regjim i ripërtërirë është rrezik i madh

Advertisment

Bartësi i Listës së koalicionit “Mundemi” në NJZ 2, Oliver Spasovski sot në takim me banorët e komunës Gazi Babë porositi se këto zgjedhje janë zgjedhje në të cilat vendoset për të ardhmen e shtetit, për përballjen e sigurisë dhe vazhdimin e ekonomisë zhvillimore dhe prosperitetit.

“Ne jemi në lëvizje, ta ruajmë sigurinë dhe të vazhdojmë me ekonominë zhvillimore dhe përpara. Vetëm 3 vjet pas regjimit, arritëm shtetin ta bëjmë anëtare të NATO-s. Mandatin për të shkuar përpara e kërkojmë për ta realizuar edhe qëllimin e dytë strategjik shtetëror që ka filluar – negociatat me BE-në. Zgjodhëm çështje strategjike dhe e ngritëm ekonominë me paga më të larta, pensione, ndihmë sociale, mbështetje financiare për rininë. Mandatin e ri e kërkojmë për më shumë para te qytetarët, rritje të reja të pagave, pensioneve, të ardhurat te qytetarët, sipas të gjitha bazave, me ekonominë e re zhvillimore. Por duhet ta ruajmë shtetin nga regjimi i cili siç e shihni bën gjithçka për të ardhur në pushtet”, bëri thirrje Spasovski.

Reklame

Theksoi se kushtet janë specifike, por votimi është i sigurt.

“Duhet të dalim në votim ashtu siç duhet të shkojmë në dyqan dhe në treg. Pse shkojmë? Sepse nuk mundemi pa ushqim. Dhe kështu nuk mundemi edhe pa institucione. Kush do të sjellë vendime që të ruhet shëndeti publik – regjimi? Kush do të sjellë vendime për kartelat pagesore vendore dhe mbështetje të buxheteve familjare dhe bizneset – regjimi? Regjim i ripërtërirë është rrezik i madh. Nuk u bëhet vonë as për shëndetin, as për interesat shtetërore, as për ekzistencën e njerëzve. Vetëm ta ripërtërijnë regjimin që të vjedhin në destabilizim. Rrezik i madh është. Kurrfarë ripërtëritje nuk ka, vetëm Gruevski është ripërtërirë në Mickoski. Të dalim në votim, janë sjellur të gjitha protokollet mbrojtëse dhe të vazhdojmë në rrugën e drejtë sepse siguria e fëmijëve tanë dhe dhe i shtetit tonë është në pyetje. Votojmë për numrin 3 më 15 korrik, për Siguri dhe do të ketë më shumë dhe më mirë për të gjithë”, porositi Spasovski në takimet në Gazi Babë