Spasovski: Në vitin 2021 do të shpërndahen dokumente me emrin e ri të shtetit

Advertisment

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në konferencën e sotme për shtyp në kazermën në Gjorçe,

deklaroi se duke filluar nga viti 2021 vendi do të fillojë të shpërndajë karta identiteti dhe pasaporta me emrin e ri, respektivisht me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut.

Reklame

“Rreth pasaportave të reja, kartave të identitetit dhe dokumenteve tjera, komuniteti udhëheqës pranë MPB-së vazhdimisht punon në implementimin e projektit.

Shumë shpejtë do të kemi edhe datën konkrete, prej kur do të jepen pasaportat e ri. me rëndësi është që dokumentet aktuale janë valide dhe se shteti ka gjetur mënyrë se si ti përdorim deri në momentin kur të bëhen të rejat, me vetë momentin e mundësisë për shtypje, do të fillojmë me implementimin e këtij projekti.

Pres që në vitin 2021 do të fillojmë me implementimin e projektit”, tha mes tjerash Spasovski.