Spasovski: Nëse zgjedhjet anulohen, do të mbahen pas një ose dy muajve

Advertisment

Unë pres se do të ketë zgjedhje më 12 prill. Kjo nuk është deklarata dhe qëndrimi i parë lidhur me zgjedhjet, e që ka të bëjë me miratimin e zgjidhjeve ligjore, të cilat para se gjithash do të thonë përparim të shtetit, realizim i interesave tona kombëtare.

Këtu është miratimi i ligjit për prokurori publike, ligjet për mbrojtje, i cili poashtu është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për rrugën drejt NATOs, por i rëndësishëm në përgjithësi për pozitën e Armatës, njerëzve në Armatë, deklaroi dje kryeministri, Oliver Spasovski në TV Telma, duke komentuar deklaratën e liderit të LSDM-së Zoran Zaev, se nëse nuk ka ligj për PP, nuk ka shpërbërje të Kuvendit.

Reklame

“Ne mund të debatojmë, të debatojmë për tema të cilat janë politikë e pastër, partitë janë këtu që të garojnë dhe tani vijon proces zgjedhor, ku do të duhet t’i ballafaqojnë konceptet, programet e tjerë. Megjithatë për këto çështje mendoj se duhet të ketë minimum konsensus.

Unë pres se megjithatë edhe subjektet politike, edhe deputetet në Kuvend do të jenë në krye të përgjegjësisë së tyre, të cilën e kanë edhe ndaj qytetarëve, edhe ndaj shtetit, se përmes një dialogu mund të arrihet konsensus lidhur me miratimin e këtyre zgjidhjeve ligjore”, tha Spasovski.

Kryeministri tha se nuk beson në anulimin e zgjedhjeve, por, edhe nëse anulohen, sipas tij, ato ndonjëherë do të mbahen, pas një ose dy muajve.

“Perspektivat evropiane duhet të vijnë sa më shpejtë. Tani kur t’i shihni këto dy interese, me të vertetë më i rëndësishëm është interesi i shtetit dhe përparimi i shtetit”, tha Spasovski.