Filloi seanca e Këshillit të Sigurimit, nuk marrin pjesë Spasovski, Osmani dhe Filipçe

Advertisment

Ka filluar seanca e Këshillit të Sigurimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ku duhet të debatohet rreth vendimit për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, për ballafaqimin me pandeminë e Kovid 19.

Nga Kabineti i presidentit njoftojnë se në mbledhje nuk kanë ardhur kryeministri Oliver Spasovski, zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.

Reklame

Lajmi për infektimin e kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski vjen një ditë pas takimit të përfaqësuesve qeveritar me Shtabin Komunal të Krizës në Kumanovë.

Në takimin e djeshëm në Kumanovë, komuna ka informuar se kanë marrë pjesë kryeministri Oliver Spasovski, zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministrat e Shëndetësisë dhe Arsimit, Venko Filipçe dhe Arbër Ademi.

Në konferencë për shtyp për mediat nuk mundej të shihet prania e ministrit Filipçe, megjithatë pas atij takimi, nga Qeveria kumtuan se përfaqësuesit qeveritar janë takuar edhe me drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës, në Qendrën e Shëndetit Publik dhe të Shtëpisë së Shëndetit, kua ka qenë edhe Filipçe.

Menjëherë pas konfirmimit të rastit, zv/kryeministri Osmani, e ka anuluar pjesëmarrjen në Këshillin e Sigurimit, pos tij, nuk morën pjesë edhe Spasovski dhe Filipçe.

“Pas konfirmimit pozitiv për COVID-19 të Kryetarit të Kumanovës e meqë dje kishim takim në Shtabin Komunal në Kumanovë, pavarësisht se gjatë gjithë kohën kam qenë me mjete mbrojtëse personale maskë dhe doreza që epidemiologët i vlerësojnë si të mjaftueshme për tu mbrojtur, vendosa që sot mos të shkoj në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të Presidenti si dhe ti vetëizolohem deri të martën kur duhet të bëhet testimi sipas protokoleve. Kryetarit të Kumanovës i dëshiroj shërim sa më të shpejt si edhe gjithë qytetarëve të prekur dhe sa më shpejt gjithë bashkë të dalim nga kjo situatë.
Qofshi shëndosh!”, shkruan Osmani.