Spasovski përuron pishinën e mbyllur në Tetovë, realizon edhe një premtim të qeverisë (FOTO)

Advertisment

Qeveria në fillim të vitit të kaluar kishte paralajmëruar projektin për ndërtimin e pishinave në 14 komuna në gjithë vendin ndërkohë që sipas këtij vendimi pishina për not do të ndërtohen edhe në komuna shqiptare si Çairi, Tetovë, Kërcovë, Gostivar etj.

“Bëhet fjalë për 14-të komuna në të cilën do të ndërtohen pishinat për notë si në Çair, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, ndërsa komunat tjera janë në Shtip, Strumicë, Veles, Negotinë, Prilep, Manastir, Karposh ,Aerodrom, Gjorçe Petrov, Kisela Voda.

Reklame

Gjithashtu Qeveria u ka rekomanduar këtyre komunave që të bëjnë përzgjedhjen e lokacionit dhe më pas duhet të kërkojnë dhe sigurojnë leje për ndërtim, thuhej kështu në paralajmërimin e qeverisë në fillim të vitit të kaluar.

Ndërkohë që sot, në Tetovë ka qëndruar kryeministri teknik Oliver Spasovski në shoqëri të drejtorit të Agjencisë për rini dhe sport Darko Kaevski ku edhe është bërë përurimi i fillimit të punimeve për ndërtimin e pishinës së mbyllur që do të shërbejë për gjithë qytetarët e këtij qyteti dhe rrethinës, e që me këtë po realizohet edhe një premtim i qeverisë.

Realizimi i këtij projekti do të përfundojë më vitin 2020 ndërsa janë paraparë 200 milion denar për të gjithë pishinat. Bëhet fjalë për pishina noti që do të jenë në kuadër të shkollave dhe do të shfrytëzohen nga ana e shkolla përkatëse në komunën konkrete ku parashihet ndërtimi i pishinave.