Spasovski: Rritja e gjobave për mosmbajtjen e maskave nuk do të japë efekt

Advertisment

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski njoftoi sot se deri më tani është ngritur disa herë çështja e rritjes së gjobave për mosmbajtjen e maskave, por beson se kjo nuk do të ketë efekt.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse do të rriten dënimet për mosmbajtjen e maskave, duke pasur parasysh se çdo ditë numrat për mosrespektim të kësaj mase janë të larta,

Reklame

Spasovski theksoi se rritja e numrit të gjobave, e cila aktualisht sillet nga 800 në 900 në ditë, tregon se ne nuk kemi respekt për këto vendime, por gjithashtu tregon vendosmëri për të këmbëngulur në zbatimin e vendimeve.

“Nuk mendoj se vetëm rritja e gjobave do të ketë efekt. Ndonjëherë është më e rëndësishme nëse është e nevojshme me gjobë më të vogël, por të respektojmë masat që kemi me kontrolle më të mëdha.

Mendoj se niveli i të kuptuarit të seriozitetit të situatës me KOVID-19 do të na bëjë që edhe më shumë të respektojmë masat e propozuara nga autoritetet shëndetësore, dhe anëtarët e Qeverisë marrin vendime në mënyrë që të mbrojnë qytetarët”, tha ministri Spasovski i cili sot morën pjesë në aksionin humanitar të organizuar nga Komuna e Gazi Babës.