Spasovski sot ia lëshoi vendin Zaevit (video)

Advertisment

Kryeministri teknik Oliver Spasovskia ia lëshoi vendin kryeministrit të ri Zoran Zaev, i cili mbrëmë u votua me 62 vota “pro” dhe 51 kundër.

Zaev këtë mëngjes zyrtarisht e mori postin nga Spasovski, i cili ishte kryeministër teknik.
Më pas kryeministri i ri Zaev së bashku me kabinetin Qeveritar do të kenë një takim me presidentin e vendit Stevo Pendarovski.

Reklame

Pranim-dorëzim i funksioneve do të bëhet edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Kulturës.

 

Gjithashtu zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Sistem Politik Artan Grubi për sot ka paralajmëruar pres konference.