SPASOVSKI: TË GJITHA BOMBAT JANË DORËZUAR NË PSP, TË HETOHET SE KUSH I KA PUBLIKUAR

Kryeministri teknik Olover Spasovski mediave u tha se të gjitha materialet që i ka poseduar partia e tij, janë dorëzuar tek Prokuroria Speciale Publike dhe kërkoi që institucionet të hetojnë se kush i ka publikuar këto inçizime, njofton Shenja.

“Gjithçka është dorëzuar në PSP dhe nuk ka mbetur asgjë si material në selinë e partisë, dhe as që ka nevoj për një gjë të tillë. Unë nuk i kam dëgjuar inçizimet, por e di që janë publikuar.

Reklame

I bëjë thirrje institucioneve të hetojnë se nga kush dhe pse janë publikuar. Duhet të ketë 0 tolerancë për këtë punë. institucionet dhe organet shtetërore duhet ta kryejnë punën, të ndërmarrin masa dhe të sanksionojnë”./SHENJA/