Spasovski: Të punësuarve në MPB do t’iu paguhet paga bonus e mbetur për vitin 2017 dhe 2018

Advertisment

Pagesë të pagës bonus për të punësuarit në MPB për tre vite paralajmëroi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në takimin e sotëm onllajn me përfaqësues të Sindikatës së Policisë së Maqedonisë, të kryesuar nga kryetari Marjan Kicev.

“Pasi në mandatin paraprak të ministrit Spasovski ishin siguruar mjete për pagesë të pagës bonus për vitin 2019 dhe ajo, për herë të parë ishte paguar në MPB, tani janë siguruar mjete për pagesë të pagës bonus për vitin 2020, por edhe për vitin 2017 dhe 2018”, njoftojnë nga MPB.

Reklame

Theksojnë se paga bonus për vitin 2017 do të paguhet në dhjetor të këtij viti, ndërsa paga bonus për vitin 2018 dhe 2020 gjatë vitit të ardhshëm. Prej atje thonë se në këtë mënyrë edhe të punësuarit i marrin paratë të cilat u takojnë sipas marrëveshjes kolektive, ndërsa edhe Ministria nuk do t’u nënshtrohet shpenzimeve të panevojshme gjyqësore pas padive të të punësuarve.

Përfaqësuesit e Sindikatës së Policisë së Maqedonisë e përshëndetën këtë vendim dhe ndërmorën detyrim që t’i informojnë të punësuarit në MPB se ky problem është tejkaluar dhe se më këto mjete nuk do të kërkohen përmes gjykatës por do të paguhen nga punëdhënësi.