Spasovski thotë se nuk ka ndalesa të reja restriktive

Advertisment

Pasi mbrëmë Presidenti e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, tek qytetarët u paraqiten shumë dilema, se çfarë ndalesa do të ketë për ta.

Kryeministri edhe sot shpjegoi se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, tani për tani, nuk do të thotë se do të ketë masa restriktive shtesë për qytetarët.

Reklame

“Të gjithë funksionet e shtetit do të vazhdojnë të realizohen edhe në këto kushte, kurse të drejtat dhe liritë e qytetarëve nuk do të përkufizohen me automatizëm.

Gjendja e jashtëzakonshme nuk do të thotë ndalesë për transportin publik, apo ndonjë ndalesë në furnizimin produkteve ushqimore, as ndalesë për furnizimin me medikamente të spitaleve dhe barnatoreve.

Sot vazhdon gjithçka që funksionoj në jetën e përditshme, njësoj si mbrëmë. Nuk ka vendime të reja për ndalesë në lëvizje dhe për kryerjen e funksioneve profesionale.”- deklaroi Kryeministri Oliver Spasovski.

Kryeministri apeloj që qytetarët ti respektojnë rekomandimet, sepse në të kundërtën do të jenë të obliguar që të jenë më rigoroz. Ai tha se shteti ka rezerva për shtatë muaj, por ato nuk janë aktivizuar sepse nuk është ndal prodhimi apo importi.