SPB-Tetovë: 59 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse

Advertisment

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme -Tetovë për mos-mbajtje të maskave mbrojtëse, gjithsej për 59 persona janë lëshuar urdhra pagesa kundërvajtëse.

Gjatë kësaj periudhe, për 63 personave janë përgatitur vendime të reja për izolim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, kurse janë kryer kontrolle 799 personave me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar parregullsi në përputhje me këto vendime.