SPB Tetovë apelon shoferët të vendosin rripin e sigurisë, 704 gjoba për shtatë muaj

Advertisment

Përfundimisht me muajin e kaluar, nëpunësit policor të SPB-së Tetovë në rajonin e Tetovës kanë shqiptuar gjithsej 704 gjoba për rripin e sigurisë, të cilat u rrumbullakosën me parashtresa të përshtatshme, sipas nenit 24 të Ligjit për siguri në komunikacionin e rrugëve, informojnë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë (SPB Tetovë).

“Duke i marrë parasysh këto gjendje, Sektori për punë të brendshme Tetovë sërish apelon te shoferët në mënyrë të obligueshme ta përdorin rripin e sigurisë, edhe kur qarkullojnë në relacione më të largëta, por edhe nëpër rrugët e qytetit, sepse bëhet fjalë për masë të kahëzuar më së shumti në sigurisë e tyre personale si dhe për sigurinë e të tjerëve në automjet. Përdorimi i rripit të sigurisë para se gjithash është obligim ligjor, por fakt është edhe se dukshëm ndikojnë se ç’farë do të jenë pasojat nga fatkeqësitë e mundshme. Çdo mosrespektim gjobitet, pa dallim nëse bëhet fjalë për shofer ose bashkëudhëtar”, thotë zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski.

Reklame

SPB Tetovë këtë javë në rajonin më të gjërë Tetovë-Gostivar filloi aktivitete të planifikuara në korrniza të fushatës edukative të komunikacionit, me ç’rast shoferëve u shpërndahen afishe me porosi dhe këshilla për përdorim të obligueshëm të rripit të sigurisë në automjet, në funksion të sigurisë më të madhe të shoferëve dhe bashkëudhëtarëve.

Afishet përmbajnë edhe sqarime, kur dhe për çka të përdoren rripet e sigurisë, si dhe përkujtim të sanksioneve ligjore për mosrespektim të këtij obligimi ligjor.