SPB Tetovë dënon 154 shoferë për shpejtësi

Advertisment

Gjatë ditës së djeshme (e diel) në periudhën prej 13.00 deri në 19.00 në territorin e SPB Tetovë, është kryer Aksion kontrollues i veprimit republikan për shpejtësi.

Kështu që, janë sanksionuar 154 shoferë (TE-121 dhe GV-33) të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë brenda dhe jashtë venbanimeve.

Reklame

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, do të vazhdoj edhe në ditët në vijim me kontrolle të intensifikuara të këtilla.

Kështu që apelojmë qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion.