SPB Tetovë gjatë kontrollit rutinë ka larguar 8 vozitës nga trafiku

Ditën e djeshme, në periudhën prej ora 09 deri ora 13 në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, është realizuar aksion kontrollues, në të cilin janë përfshirë gjithsej 105 automjete, (në Tetovë 74 dhe në Gostivar 31), njoftojnë nga SPB Tetovë.

Gjatë këtij kontrolli, janë zbuluar dhe në mënyrë adekuate ligjore janë sanksionuar 18-automjete teknikisht të paregullta (TE 12 dhe GV 5), ku numri më i madhë prej tyre kanë pasur parregullsi teknike në pajisjet e ndalimit (frenat) edhe atë (TE 8 dhe GV 5). Për shkak të këtyre dhe lëshimeve tjera teknike nga trafiku janë larguar 17 vetura.

Reklame

Gjatë këtij kontrolli, gjithashtu janë zbuluar dhe në mënyrë adekuate ligjore janë sanksionuar edhe 4 vozitës pa patentë shoferi (TE), 4 vozitës fillestarë (TE) dhe 12 lloje të ndryshme të shkeljeve, ku për shkak të shkeljeve të konstaruara, 8 vozitësit menjëherë janë larguar nga trafiku.