Spiropali e quan ‘Skënderbe’, por a e dini se si e thërret ministrja Balluku me ‘përkëdheli’ Kryeministrin Rama?

Advertisment

Të gjithë e dimë se Kryeministrin Rama prej kohësh zyrtarët e tjerë të partisë që ai drejton i kanë ngjitur atij disa ‘nofka’.

Kujtojmë këtu ministren e Shtetit, Elisa Spiropali, e cila disa kohë më parë u bë meme në shumë portale kur, në kohën kur po fliste për liderin e saj Edi Rama, e konsideroi atë si ‘Skënderbeu’ i kohëve moderne.

Reklame

Mirëpo, në PS mesa duket Edi Rama nuk është vetëm ‘Skënderbe’, pasi së fundi na qenkërka edhe ministrja tjetër e qeverisë Rama, Belinda Balluku, e cila ditën e sotme ishte për një inspektim në nënstacionin elektrik të Kombinatit së bashku me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë fjalës së saj, ajo ka zbuluar edhe pseudonimin me të cilin i thërret Kryeministrit Rama.

“KM” është shkurtimi i përdorur nga ministrja Balluku, i cili se i referohet termit posti të kryeministrit Rama.

“Megjithatë KM ne kemi menduar ta ruajmë këtë ndërtesë dhe të bëjmë një rikonstruksion dhe të ndërtojmë atë muzeun me të gjitha nënstacionet e vjetra. Po mendojmë ta përfshijmë edhe në planin e zhvillimit të zonës”, u shpreh Balluku ndër të tjera.