Spitali i Tetovës investim aparate për eho, vlera 160 mijë euro

Sot janë në përdorim dy aparate të reja për Eko të zemrës dhe të abdomenit në vlerë prej rreth 160.000 euro.

Një lehtësim i madh ky për punën e mjekëve tanë specijalist, ky investim do të ketë ndikim të dukshëm në organizimin e punës dhe shkurtimin e kohës së pritjes për pacientët.

Njëherit hapim edhe ambulantë të re për dy ekzaminime të reja: Eko dopler të karotideve dhe Eko të gjëndrës tiroide.

Në repartin e Oftalmologjisë, ne si Spital Klinik i Tetovës u furnizuam me aparat të ri Eko A/B skan, me anë të së cilit behët i mundur intervenimi për heqjen e kataraktës (perdes së syrit), edhe një shërbim që rezulton në dobi për mbarë popullatën tonë dhe gjithë pacientët që ishin në pritje për këtë lloj procedure mjekësore.

“Në fund të vizitës së sotme të ministrit, bashkë inspektuam fillimin e punimeve për renovimin e kulmit të objektit të Dermatologjisë dhe Mjekësisë fizikale, edhe ky një investim i Ministrisë së Shëndetësisë.

Edhe shumë projekte tjera po i shtyjmë bashkë me ministrin Dr. Bekim Sali, që t’a bejmë Spitalin Klinik të Tetovës qendër ku ofrohen shërbime cilësore shëndetësore për pacientët dhe kushte më të mira për punë të punonjësve shëndetësorë” është shprehur drejtori i spitalit Amir Elezi.