Sekreti i rezultateve pozitive te Reali, zbulohet çfarë bëjnë lojtarët para ndeshjeve

Advertisment

Skuadra dhe stafi bëjnë një shëtitje duke shkuar në të gjitha zonat e qendrës stërvitore në “Valdebebas” dhe Marca shkruan se trajneri Zinedin Zidan e shfrytëzon këtë moment për t’i bërë lojtarët të ndihen mirë në aspektin psikologjik, por edhe në atë fizik.

Lojtarët bisedojnë me njëri-tjetrin dhe të ndarë në grupe shëtisin duke diskutuar edhe për ndeshjen që i pret. Kjo rutinë ka funksionuar më së miri dhe Zidan nuk do të heqë dorë deri në fund.