Spoti parazgjedhor që nxiti humor dhe reagime në publik (Video)

Advertisment

Partitë politike në Maqedoni filluan fushatën zgjedhore. Përpos tubimeve zgjedhore, partitë politike janë kujdesë që të realizojnë edhe spote parazgjedhore përmes të cilave synojnë ta rrisin mbështetjen në publik, njofton agjencia e lajmeve INA.

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka bërë një spot përmes të cilit numëron të arrituarat, por edhe premtimet për rroga më të mira, mbrojtje sociale dhe standard më të mirë jetësor. Ndërkaq, motoja e Lëvizjes BESA e cila është në koalicion me LSDM-së është: Ne mundemi, edhe më shumë edhe më mirë.

Reklame

Partia opozitare maqedonase VMRO-ja ka bërë një spot që zgjoi reagime për faktin që lënë përshtypjen se po reklamohet Cosmodisk për pesonat me dhibmje shpine.

Në fakt kështu është komentuar ky spot nga partia rivale maqedonase LSDM. Nga disa mbështetës të LSDM-së, spoti është përqeshur duke e shoqëruar me një melodi këngë të Michel Jackson.

Ndërkaq, në kampin shqiptarë, Bashkimi Demokratik për Integrim për herë të parë ka dalë me idenë e kryeministrit shqiptarë me moton PSE JO?.
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa gjatë kësaj fushate premtojnë se tani është koha për ta avansuar statusin juridiko kushtutues të shqiptarëve në Maqedonisë, ndërsa Menduh Thaci thotë se koncepti I tij politik është Demokracia konsensuale. (INA)