Stamboll, përfundon ndërtimi i tuneleve të linjës së re të metrosë nga Aeroporti i Stambollit

Advertisment

Me këtë linjë të metrosë, theksoi presidenti Erdoğan, Turqia po e forcon tutje tiparin e Stambollit e të qenit qytet botëror.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, mori pjesë përmes videokonferencës në ceremoninë e përfundimit të tuneleve të linjës së re të metrosë që do të lidhë Aeroportin e ri të Stambollit me pjesën tjetër të qytetit, raporton Anadolu Agency (AA).

Reklame

“Me hapjen e kësaj linje të metrosë, do të zgjidhet përfundimisht çështja e transportit e Aeroprotit të Stambollit”, tha presidenti turk në ceremoninë e përfundimit të tuneleve të linjës së metrosë Gayrettepe-Kağıthane-Aeroporti i Stambollit.

Me këtë linjë të metrosë, theksoi Erdoğan, Turqia po e forcon tutje tiparin e Stambollit e të qenit qytet botëror.

“Nuk do të ndalemi. Koronavirusi dhe gjërat e tjera nuk na ndalin dot. Do ta vazhdojmë rrugën me vendosmërinë e njëjtë”, shtoi presidenti Erdoğan.