Stambolli mund të mbetet pa ujë

C86RM1 Waterfront at Eminonu with the Rustem Pasha Mosque on the skyline, Istanbul, Turkey
Advertisment

Një prej qyteteve më të mëdha të Stambollit mund të mbetet pa ujë brenda 45 ditësh pasi Turqia po përjeton thatësirën më të keqe të dekadës.

Zhvillimi i gjerë urban është fajësuar pasi sjell nivele të ulëta të ujit në diga duke shkaktuar thatësirë në qytetin me 17 milion njerëz. Nivelet e ujit në digën Omerli, burimi kryesor i ujit të qytetit, kanë vetëm 20% kapacitet për shkak të mungesës së shiut.

Reklame

Ky është niveli më i ulët i digës në 15 vitet e fundit. Ndërkohë në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, kryebashkiaku Mansur Yavaş tha se ka mbetur ujë vetëm për 110 ditë në diga dhe rezervuarë.

Ai tha për Hurriyet Daily News: “Mjedisi natyror, zonat e gjelbërta dhe pyjet duhet të mbrohen dhe të bëhen burime të qëndrueshme ujore.”

Ndërsa eksperti i menaxhimit të ujit në Qendrën e Politikave të Stambollit, Akgun Ilhan foli për ‘The Guardian’ duke thënë: “Në vend që të përqendrohen masat për të mbajtur nën kontroll kërkesën e ujit, Turqia këmbëngul në zgjerimin e furnizimit me ujë të më shumë digave.”