Statistika të frikshme të coronavirusit në Kosovë

Advertisment

Kosova ka regjistruar raste të reja me Coronavirus, teksa Qeveria ka marrë masa të reja në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

239 raste pozitive u regjistruan të martën – një tjetër ditë ku numri i rasteve shkoi mbi 200.

Reklame

Numri i përgjithshëm i të shtruarve deri më sot është gjithsej 4.129 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.331.

Kërkesa për hospitalizim po rritet çdo ditë e më shumë, ndërsa kryeministri, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosovës i kanë mbetur edhe pak shtretër në dispozicion.