Stefanova në PP pesë orë ka folur për rastin “Reket”, Janeva pret ftesë

16
#

Në prokurorinë për krim të organizuar nga fillimi i javës deklarata për rastin “Reket” dhanë prokuroret speciale Lile Stefanova dhe Elizabeta Josifovska, por nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk zbulojnë nëse dhe kur do të thirret shefja e tyre Katica Janeva.

Derisa PSP thonë se Katica Janeva ende nuk ka marrë kurrfarë ftese nga Prokuroria Publike, prokurori shtetëror publik Lubomir Joveski në pyetjen nëse dhe kur do të thirret PSP Katica Janeva, u përgjigj se prej përpara nuk tregojnë për shkak të zhvillimit të pandërprerë të hetimit dhe sigurimit të dëshmive.

Deklaratë në përbërje të dëshmitarit dje në PP dhanë prokurorja Lile Stefanovska, e cila së bashku me Katica Janevën ishin përmendur në bisedat e incizuara dhe videot që i publikoi edicioni në internet i gazetës italiane “La Verita” në lidhje me rastet “Reket” dhe “Perandoria”.

Prokurorja e PSP-së Lile Stefanova pas dëgjimit pesëorësh në Prokurorinë për Krim të Organizuar, deklaroi se me prokurorin kompetent ka ndarë gjithçka që di për rastet “Perandoria” dhe “Reket”.

“Gjithçka që munda të ndaj me opinionin unë e ndava në kumtesën e lëshuar të premten: Sot erdha në cilësi të dëshmitarit. Rreth pesë orë dhashë deklaratë si dëshmitar dhe gjithçka që di për këtë rast e thashë para prokurorit publik kompetent. Duke pasur parasysh statusin tim të dëshmitarit dhe sekretin e hetimit nuk mund të them diçka tjetër nga ajo që tashmë e kam ndarë”, deklaroi Stefanova në daljen nga Prokuroria.

Pardje, sërish në Prokurorinë publike ishte thirrur për rastin “Reket” dha deklaratë prokurorja Elizabeta Josifovska nga Prokuroria Speciale Publike.

Josifovska paraprakisht konfirmoi se ajo e ka nënshkruar mendimin pozitiv për kthim të pasaportës së të dyshuarit në “Perandorija”, Orce Kamçev, por sqaroi se vendimi ishte i Janevës dhe se ajo si zëvendëse e saj ishte e obliguar që ta nënshkruajë, sepse e zëvendësonte derisa ishte për pushime.

Hetimin për “Reket” në Prokurorinë Publike e udhëheq shefja e krimit të organizuar Vilma Ruskoska.

Tani për tani të dyshuarit e vetëm për rastin “Reket” janë Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski të cilët mbesin në paraburgim, prejse dje Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale ua propozoi masën edhe për 30 ditë.

Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Zoran Milevski – Zoki Kiçeec, Prokuroria i akuzoi për vepër penale, “pranim të shpërblimit për ndikim kundërligjor”, ndërsa i dyshuari i parë Jovanovski edhe për “larje parash dhe punë tjera nga veprat ndëshkuese”.