Stevanoviq: Talat Xhaferi rezultoi negativ, por ka simptoma të koronavirusit

Advertisment

Drejtoresha e klinikës, Milena Stevanoviq thotë se kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, është pranuar në klinikë me temperaturë, dhe se edhe pse ka rezultuar negativ në testimin për coronvirus ai po merr terapi për COVID-19.

“U pranua me temperaturë. Ai ka pasqyrë klasike të Covid-19, por testi i tij rezultoi negativ. Ne po e shërojmë, përkatësisht i japim terapi për COvid”, thotë Stevanoviq.

Reklame

Ajo shton se sot i është bërë testim i ri.
“Ne kemi pacientë me nga 3-4 testime negativ me simptoma të coronavirusit që po i shërojmë, dhe në testi i fundit ka rezultuar negativ. Do ta ndjekim situatën dhe gjendjen shëndetësore të pacientit”, sqaron Stevanoviq.

Ndryshe, Bujar Osmani gjatë ditës së djeshme publikoi fotografi me Talat Xhaferin dhe Nexhati Jakupin.