Steve Jobs nuk e fikte kurrë iPhone-in e tij, përveç kësaj arsyeje

Advertisment
HTML Image as link

Steve Jobs e fikte rrallë iPhone e tij, pretendon në libër ish-ndihmësi i Jobs, Naz Beheshti. Dhe në ato raste që e mbyllte, kishte një arsye të fortë: “ai po krijonte”.

“Sa herë që e kërkonim dhe nuk mund ta merrnim në celular, ne e gjenim gjithmonë në një vend, në zyrën e Jony Ive, një ish-drejtor i dizajnit në Apple”, shkruan ai.

Reklame

Ishte në atë zyrë që buronin shumica e produkteve të Apple dhe sa herë që Jobs shkonte në zyrën e Ive, ai fikte celularin e tij.

“Ne do të çmendeshim duke e kërkuar dhe duke u përpjekur ta sillnim në takime. Përfundimisht do të na duhej të telefononim Jony dhe t’i kërkonim që ta tërhiqte Steve nga gjërat e tij.

Koha e kaluar me Jony i dha Jobs hapësirë për të qeshur dhe mundësi krijimi“, shkruan ai në librin e tij.