Stojanovska: Dhashë 33 mijë euro për 1tv në (VIDEO)

Advertisment

Moderatorja Lila Stojanovska fillimisht ka dhuruar 25 mijë euro në televizionin 1 TV, ndërsa më pas ka huazuar edhe para për televizionin në vlerë prej 8 mijë euro. Stojanovska e cila sot dëshmoi në gjykatë tha se paratë i ka dhuruar me kërkesë të mikut të saj Bojan Jovanovski. Kishte dashur ta ndihmonte.

Në pyetjen e prokurorit, pse paratë fillimisht janë paguar në llogarinë e saj, ndërsa më pas në llogarinë e BMJ Media Grup, Stojanovska tha se në llogarinë e saj asnjëherë nuk janë derdhur mjete. Ditën kur u burgos Jovanovski, kishin planifikuar pushim në Mikonos. Lila tregoi se gjithçka kishte organizuar Boki, por nuk e dinte nëse ka paguar. Ajo tha se me vete kishte marrë edhe paratë e saja. Lila e njeh Bokin 17 vjet, por tani më nuk janë miq si më parë.

Reklame