Storja me nënën e dëbuar nga shtëpia ngjalli reagime! Paraqiten plot vullnetarë për ta strehuar

Storja e djeshme në TV21 për nënën e dëbuar nga shtëpia nga ana e vajzës ngjalli shumë reagime, por edhe interes të madh të disa qytetarëve për ta strehuar.

Shumë njerëz kanë komentuar na faqen e TV21, duke shprehur gatishmëri që të njëjtën ta marrin dhe ta strehojnë në shtëpitë e tyre.

“Desha t’ju them ajo plaka që se donë bija e vete, nëse pranon le të vijë tek unë, jam me 4 fëmijët e mijë, jetoj në Shkup”

“Ku është kjo plaka do ta marr unë në shtëpinë time në Austri, kush e din ju lutem më tregoni”

“Hajde tek unë, unë të ruaj deri sa të jemi gjallë, pa asnjë lloj problem, se nuk lihet nëna shqiptare në rrugë asnjëherë”

“Hajde moj nënë se të mbaj unë deri sat ë kesh jetë të bëjë hyzmet, deri në fund të premtoj, eja tek unë dhe nuk e them veç me la gojën po e them tamam”

“Jam i Haraçinës le të vjen kjo loke te unë, e ruaj deri në vdekje”

“Një numër kontakti a mundet për ta ndihmuar”

Interesim për të ndihmuar këtë nënë dhe vajzën tjetër e cila jeton me qira ka shprehur edhe Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë” në Kërçovë. Kjo organizatë ka shprehur gatishmëri për pagesën e qirasë dhe sigurimin e ushqimit.

Se çfarë do të ndodh me fatin e nënës plakë, TV21 do të informojë gjatë ditëve në vijim.