Stresi ia kthen Noizyt duke i kujtuar episodin e sikletshëm

Advertisment

Noizy ditën e sotme zgjodhi të thumbojë Stresin, pas një periudhe që u duk e qetë.

Reperi nga Durrësi u mor me ndryshimin e emrave në llogarinë e reperit nga Tropoja që figuronte se dikur kishte operuar me emrin ‘vlonjati’.

Reklame

Kaq mjaftoi që Noizy të tallet por në këtë mes as Stresi nuk ka qëndruar duarkryq.

Ai përmes rrjeteve sociale i ka kujtuar episodin e plagosjes me Albert Krasniqin, incident i cili bëri bujë të madhe në Shtatorin e 2016-ës.

Postimi është fshirë më pas mirëpo ka qëndruar mjaftueshëm sa për të dërguar mesazhin në fjalë. /Prive.al