Stresi ka diçka për të thënë për rolin e Edi Ramës në filmin “I love Tropoja”

Advertisment

Stresi ka dy fjalë për projektin e ri filmik të Ermal Mamaqit.

Të mërkurën në Pallatin e Kongreseve në Tiranë u dha premiera e filmit “I love Tropoja” nga Ermal Mamaqi, shkruan lajmi.net.

Reklame

Filmi po vazhdon të shfaqet në kinema, ndërsa deri tani ka pranuar shumë komente pozitive.

Por, kishte edhe nga ata që ende pa e shikuar filmin hodhën kritika në drejtim të producentit, e për këtë gjë reperi Stresi ka disa fjalë.

“I Love Tropoja Shikojeni Pastaj Gjykojeni … Te dashur PaTriote eshte vec nje filem i bukur dhe plot komedi un ju ftoj ta shikoni dhe ju besomni qe do ju pelqej”, tha ndër të tjera reperi.

Ndërsa, për rolin e Edi Ramës në film ai shtoi “Un e di ku e keni hallin hahahahhssh Po Kryeministri i vet shpallur kryeminister ka dale ne filem pik per pik sic eshte ne jeten reale sdo habiteni perkundrazi 🤪🤪🤪 . Ndaj ju bej thirrje ta shikoni sepse ja vlen . Un E dua Tropojen Sepse Jam Tropojan e Gashjan Ne Gjak Por Eshte vec nje filem Komedi ermalmamaqiofficial arjolademiri punë e mirë”.