Strugë, çerdhet të përgatitura për t’u hapur

Advertisment

Drejtoresha e Çerdhes “8 marsi” në Strugë për TVM2 tha se çerdhet kanë kapacitetet e duhura për të filluar punë normale në kushte pandemie. Ata gjithashtu thanë se janë marrë të gjitha masat për mbrojtje nga virusi.

“Në Çerdhen “8 marsi” – Strugë, kemi bërë përgatitjet e duhura për të zbatuar me përpikëri protokollin e parashikuar nga Ministria e Punëve Sociale dhe në mënyrë që të fillojmë një fillim të sigurt për një punë normale në kushte pandemie. Kushtet për punë janë optimale në këtë drejtim, por me angazhimin maksimal të personelit dhe kujdesin e duhur të prindërve si dhe me ndihmën e institucioneve përkatëse të pushteti lokal përpiqemi t’i arrijmë standardet e nevojshme.”,- deklaroi drejtoresha e Çerdhes “8 marsi” –Strugë, Sema Shazimani.

Reklame

Çerdhja këtë vit do të fillojë punë me kujdesin e 220 fëmijëve. Ata thonë se kuadri në çerdhe është i kompletuar dhe se janë gati për të filluar.
“Duke u bazuar në respektimin e protokollit, tani do të kujdesemi për 220 fëmijë. Po, kuadër ka dhe jemi në gatishmëri për t’ia filluar.”,- theksoi drejtoresha e Çerdhes “8 marsi”, Sema Shazimani.

Pandemia ka shkaktuar edhe stepje tek disa prindër për të dërguar fëmijët e tyre në çerdhe, por nga çerdhet kanë siguruar të gjitha masat për mbrojtje dhe pjesa më e madhe e fëmijëve tashmë janë regjistruar dhe do të fillojnë çerdhen të mërkurën.