Studentët maqedonas përfitojnë 900 euro, kurse studentët shqiptarë zero!

Advertisment

Kuvendi dje la sjellur ligjin për standardin studentorë e që për shkak të pandemisë shteti ka vendosur që të subvencionojë studentët për akomodim privat me nga 100 euro çdo muaj në nëntë muajt e ardhshëm.

Deputetët e Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë propozuar dy amandamente me të cilët do tu mundësohej edhe studentëve të USHT-së që të përfitojnë nga ndihma e shtetit.

Reklame

Sipas tyre, në komisionin për arsim amamdamentet e tyre janë hedhur poshtë nga shumica por ajo që është më skandaloze është fakti se dje në seancë plenare kur u votua me Badenter, deputetët e BDI dhe Besës votuan pro-propozim ligjit dhe kjo mundësoi që ligji të kalojë edhe filtrin e fundit e që në përmbajtje është diakriminues ndaj studentëve shqiptarë.

Kusht për të aplikuar për përfitimin e mjeteve janë studentët që shfrytëzojnë akomodim në konvikte studentore por një të drejtë të këtillë nuk do ta kenë studentët e USHT-së përshkak se USHT nuk ka konviktë.

Deputetët e Aleancës Ilire Dauti dhe Halil Snopçe si propozues të amandamenteve në fjalimet e tyre në senacën e Kuvendit gjatë diskutimit thanë se po bëhet një diskrimin i pa parë ndaj studentëve shqiptarë duke i lënë ata jasht mundësisë për të përfituar nga kjo ndihmë nga ana e shtetit.