Studentët : UT-ja të merr masa ndaj profersoreshës Besiana Mehmedi

Studentët e Fakultetit të Arteve kërkojnë nga Universiteti i Tetovës të merr masa ndaj profesoreshës Besiana Mehmedi, sic thonë, për shkak të sjelljes jo etike dhe kërcënuese ndaj studentëve. Ata thonë se ajo ka shkelur nenin 320 të Statutit të UT-së ku garantohet shprehja e lirë e studentëve.

ARDI LENA – STUDENT

Kërkojmë nga Universiteti i Tetovës t të merë masa adekuate ndaj profesoreshës përshkak të sjelljes jo etike që ka ndaj studentëve dhuna psiqike bullizmi sistematik përmes fjalëve të ndryshme fyese në çdo ligjeratë kërcenime se do të na kap për fyty si dhe ndjekja se çka pëlqejmë dhe çka shkruajmë në rrjetet sociale nga ana e profesoreshës Besiana Memedi janë disa nga arsyet se pse grupi I studentëve të artit muzikor bojkoton ligjeratat gati 3 javë.

Në mbështetje të studentëve të Fakultetit të Arteve janë edhe ish-studentë, të cilët thonë se kanë pasur përplasje me profesoreshën në fjalë.

ADIS ISMAILI – ISH-STUDENT

Mendoj se këta student kane nevojë tash për perkrahje që pastaj të mos çajmë kur te ikin në perendim dhe kur të mbesim pa studentë se sa e shof ki fakultet
në të ardhmen do te mbetet pa studentë
Për të mbështetur studentët ishte edhe këngëtari I mirënjohur tetovar Arif Ziberi. Duke shtruar pyetjen se nga kush mbrohet profesoresha Mehmedi, edhe ai ka ndarë me mediat përvojat e tij.

ARIF ZIBERI – KËNGËTAR

Une kam pas problem po me këtë profesoreshë për fëmiun tim kam ngritur zërin kam shkuar edhe fakultet mirëpo kam hasur në dyer të mbyllura kam pyetur vetën a aq e fortë është mbi çdo ligj mbi çdo etik kam pyetur edhe disa zyrtarë se kush I qëndron mbrapa që sillet në këte mënyrë.

Nga Universiteti I Tetovës thonë se do të ndërmerren të gjitha rastet për zbardhjen e rastit por edhe për të plotësuar kërkesat e studentëve.

NAFI JASHARI – DEKAN I FAKULTETIT TË ARTEVE

Ne kemi vendos që ditën e hënë të kemi seancë ku do të takohen Komisioni Disiplinor dhe organet më të larta të uiniversitetit për të shqytruar rastin në fjalë dhe shpresojmë se kerkesat e studentëve do të shqyrtohen dhe do të merren parasysh.

E lutur për t`I komentuar dhe reaguar ndaj akuzave të studentëve, Profesoresha Besiana Mehmedi, për Klan Maqedoni tha se nuk do të ketë një reagim dhe se çfarë kanë studentët dhe çfarë do të ketë ajo do ta paraqes në organet kompetente. ”Nuk hy në debate dhe shpifje të tilla” ka thënë ajo duke u zotuar se të Hënën do të prononcohet për opinionin. /KlanMacedonia/