Studenti shqiptar reagon ndaj gjuhës së urrejtjes së mjekes maqedonase

Advertisment

Studenti nga Kumanova Abedin Ismaili reagon ndaj gjuhës së urrejtjes së mjekes maqedonase: “Diploma prej letre e koka me urrejtje nuk të bën mjeke e as humane, por të mundëson bartjen e uniformes së bardhë për ta mbuluar brendësin e errët!”.

Abedin Ismaili student i komunikimit njëherit edhe aktivist i sektorit civil reagon ndaj gjuhën e urrejtjes të promovuar nga mjekia Marina Atanaskoska.

Reklame

Në profil të fejsbukut ai shpreh revoltën e tij duke shkruar:

„Shteti multietnik dhe shoqëria multietnike“
Në lëndën identiteti kulturor me profesorin Emin Azemi, është parashtruar kjo pyetje se a dinim ta bënim dallimin mes shtetit multietnik dhe shoqërisë multietnike? Pyetje e thjeshtë me përgjigje të ndërlikuar!

Sepse shumë lehtë është të japësh përgjigje pa shembuj, mirëpo profesori kërkonte shembuj konkret, dhe pas diskutimëve erdhëm në përfundim se shoqëri multietnike jemi ne në Maqedoni, e Kosova është shtet multietnik. Profesori më tutje vazhdoi dhe tha se shoqëria multietnike si e tillë mbetet nëse nuk respektohet nga shteti, e shteti nuk bëhet multietnik nëse vepron si të jetë monoetnik duke mos i respektuar etnitë e tjera.

Mjekja në fjalë paska shprehur gjuhë të urrejtjes për shkak se në një institucion paska tabela në dy gjuhë, e cila si duket nuk është e kënaqur me diskriminimin që po na bëhet nga vet ky institucion që lajmërimet publikohen vetëm në një gjuhë, sikur se shëndeti jonë nuk është aq i rëndësishëm sa i juaji, e në vrazhdën e këtij diskriminimi që po bëhet e këtij gezimi qe ju po e përjetoni vërejte dicka që ta prishi disponimin, një tabelë në dy gjuhë!

Gjuha shqipe e pastër sikur loti, pa asnjë të metë, pa asnjë dilemë, e që nuk pengon asgjë, as procesin e integrimit të shtetit në BE, e juve po ju pengon, pak sa paradoksale por jo e pakuptimtë, sepse ju e keni hallin e gjuhës suaj prandaj po merreni me gjuhën tonë.

Ky shtet neve na bashkon fizikisht e po i njejti na ndan mentalisht, sepse mentaliteti jonë nuk përdor gjuhë të urrejtjes.

E keni vështirë ta kuptoni e pranoni por Ne jemi shtetformues, pa neve nuk mundeni!

Paramendoni sikur ndonjë shqiptarë te ketë nevojë për ndihmën e kësaj adoloshentës së moshuar, nuk dua të paragjykoj, por një e tillë me këtë kokë, pacientit shqiptar nuk i ndihmon për ta shëruar por për ta larguar nga jeta e jo nga sëmundja!

Gjuha e urrejtjes prodhon urrejtje e urrejtja krijon bashkëjetesë të vëshitrësuar, e të problematizuar, prandaj të dënohen këta profesionistë të paedukuar, se në këtë formë krenohen e besa edhe shtohen.

Diploma prej letre e koka me urrejtje nuk të bën mjeke e as humane, por të mundëson bartjen e uniformes së bardhë për ta mbuluar brendësin e errët!

Mjaftë është mjaftë nuk tolerojmë gjëra të tilla, nëse të moshuarit tanë i tolerojnë e këtë e bëjnë për interese e pozita, ne të rinjët nuk do të veprojmë njejt sepse edhe nuk jemi të njejtë, ne nuk kemi as interese e as nevojë për pozita, duam jetë të qetë në paqe të pa diskriminuar ashtu si e meritojmë, sepse qetësin se kishim dhuratë por e fituam prej atyre që sot nuk janë në mesin tonë, prandaj ne do ta vleresojmë e do ta ruajm këtë qetësi të munguar e me shumë sakrificë të fituar!” /news33.