Imuniteti i bazuar në antitrupa, i përfituar pas shërimit nga Kovid-19, mund të zhduket pas disa muajve, që e vështirëson gjetjen e vaksinës që do të mbronte për një periudhë më të gjatë kohore, tregon hulumtimi më i ri.

Ky punim konstaton se përgjigja në antitrupa mbrojtës tek persona të infektuar me SARS-KoV-2  duket sikur shpejtë po pakësohet, deklaroi sot dr. Stiven Grifin nga Fakulteti i mjekësisë në Universitetin në Lids.

Ai shton se vaksinat do të duhej të siguronin mbrojtje më të fuqishme dhe më afatgjate nga infeksionet natyrale.

Nëse infeksioni ju siguron nivel të antitrupave që pakësohet për dy deri tre muaj, vaksina në mënyrë potenciale do ta bëjë të njëjtën, ndërsa “një dozë ndoshta nuk do të jetë e mjaftueshme”, deklaroi njëri nga prijësit e studimit për gazetën londineze “Gardian”.

Studimi i Kolegjit prestigjioz mbretëror në Londër ende nuk ka revizion, por i njëjti është publikuar në ueb-faqen e medrxiv.

Hulumtuesit e studiuan reagimin imunologjik në mbi 90 raste të konfirmuara (përfshirë edhe 65 përmes testeve virologjike) dhe treguan se nivelet e antirupave neutralizues të aftë për ta shkatërruar virusin, arrijnë kulmin mesatarisht rreth tre javë pas fillimit të simptomave, e më pas shpejtë pakësohen.

Sipas testeve të gjakut, madje edhe njerëzit me simptome të buta kanë pasur përgjigje imunologjike të virusit, por në përgjithësi më pak se njerëzit me forma më të rënda.

Vetëm 16,7 për qind akoma kanë pasur nivel të lartë të antitrupave 65 ditë pas simptomave të para.

Ekspertët, gjithashtu, vërejtën se imuniteti bazohet jo vetëm në antitrupa, por edhe në qelizat B dhe T, të cilat marrin pjesë në mbrojtjen e organizmit.

Madje edhe në fund nuk keni antitrupa, kjo nuk do të thotë se nuk keni imunitet mbrojtës sepse sipas të gjitha gjasave, keni qeliza me memorie imunitare, të cilat shpejtë mund të ndërmarrin aktivitete për të shkaktuar përgjigje të re imunitare nëse sërish bini në kontakt me virusin, kështu që mund të keni infeksion më të butë, thotë profesoresha për imunologji virusale, Mala Mani, konsultante në Kolegjin universitar në Londër.

Profesori nga klinika Vorkvik, Xhejms Xhil thotë se madje edhe ata të cilët kanë test pozitiv të antitrupave, posaçërisht ata të cilët nuk mund të sqarojnë se si i janë ekspozuar virusit, duhet të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm, t’u përmbahen masave për distancë fizike dhe të përdorin maska.