Studim: Pirja e duhanit gjatë shtatzënisë ndikon në lindjen e foshnjave para kohe në të ardhmen

Një studim i ri ka zbuluar se lidhja midis pirjes së duhanit në fillim të shtatzënisë dhe lindjes së një fëmije më të vogël, ose para kohe, mund të shtrihet në shtatzënitë e ardhshme.

Gjetjet treguan se gratë që pinin duhan në fillimin e shtatzënisë së tyre të parë kishin më shumë gjasa të kishin një fëmijë më të vogël sesa pritej në shtatzëninë e tyre të dytë, në krahasim me jo duhanpirëset. Në studimin e publikuar në ‘PLOS One Journal’ morën pjesë gra që madje e kishin lënë duhanin në fillim të shtatzënisë së dytë.

Reklame

Studiuesit zbuluan se për gratë që nuk pinin duhan në fillim të asnjërës shtatzëni, nuk kishte rrezik shtesë për një fëmijë të vogël se sa javët normale që duhet lindur, në shtatzëninë e dytë në krahasim me jo duhanpirëset, edhe nëse ato pinin duhan ndërmjet shtatzënive.

Derisa një nënë që pinte dhjetë ose më shumë cigare në ditë në fillim të dy shtatzënive të saj të para kishte shanset më të larta të lindjes së një fëmije para kohe, ose më të vogël në moshë, shkruan Hindustantimes, transmeton Klankosova.tv.

“Gratë që pinë duhan midis shtatzënive mund të zvogëlojnë rrezikun e lindjes së një fëmije para kohe duke e lënë duhanin përpara fillimit të shtatzënisë së tyre të ardhshme. Periudha midis shtatzënive është kur shumica e nënave kanë kontakte të ngushta me profesionistët e shëndetit dhe kujdesit dhe mund të kërkojnë mbështetje për të lënë duhanin.” tha Asistentja e Kërkimeve Pasuniversitare në Universitet dhe autorja e parë e studimit, Elizabeth Taylor.

Ekipi hulumtues studioi të dhënat midis viteve 2003 dhe 2018 për gati 17 mijë nëna që morën kujdes antenatal për dy shtatzënitë e tyre të para. Studimi mbuloi gratë që jetonin në Southampton dhe pjesët përreth të Hampshire në SHBA.

Shpresohet që këto gjetje dhe kërkime të ardhshme do të inkurajojnë profesionistët dhe komisionerët e kujdesit shëndetësor që të ofrojnë mbështetje më të mirë për gratë para dhe ndërmjet shtatzënive, duke i ndihmuar ato të lënë duhanin, duke çuar në shëndet më të mirë si për nënat ashtu edhe për fëmijët.