Studimi: Covid-19 ka mutacione, por nuk është bërë më i rrezikshëm

Advertisment

Studimi i fundit, respektivisht analizat e reja gjenetike të virusit që shkakton sëmundjen Covid-19, të marra nga më shumë se 7.600 pacientë në të gjithë botën tregojnë se virusi ka qarkulluar tek njerëzit që nga fundi i vitit të kaluar, dhe duhet të jetë përhapur jashtëzakonisht shpejt pas infeksionit të parë.

Studiuesit në Britani kanë analizuar mutacionet në virus dhe kanë gjetur prova të përhapjes së shpejtë, por asnjë provë që virusi po transmetohet më lehtë ose që ka të ngjarë të kthehet në sëmundje tejet serioze.

Reklame

“Virusi po ndryshon, por kjo në vetvete nuk do të thotë se po përkeqësohet,” tha për CNN studiuesi i gjenetikës, Francois Balloux nga Instituti i Gjenetikës në Kolegjin Universitar në Londër.

Balloux dhe kolegët kanë analizuar sekuencat virale nga një bazë gjigante e të dhënave që shkencëtarët në të gjithë botën po përdorin për të shkëmbyer informacione.

Ata studiuan mostrat e marra në periudha të ndryshme kohore prej vendeve të ndryshme dhe thonë se ka indikacione që njerëzit filluan të infektohen me virusin në fund të vitit të kaluar.

Shumë studime të ndryshme kanë treguar që koronavirusi, i referuar shpesh nga shkencëtarët si SARS-CoV-2, buron nga lakuriqët, por që asnjë kafshë tjetër nuk është infektuar përpara se të transmetohej te njerëzit.

Rastet e para të Covid-19 tek njerëzit u raportuan në Wuhan të Kinës, në dhjetorin e vitit të kaluar.