Studimi epokal, mushkëritë e duhanpirësve shërohen në mënyrë magjike

Advertisment

Duhanpirësit mund ta kthejnë kohën pas në mushkëritë e tyre nëse arrijnë ta ndalin atë shprehi, me qelizat e shëndosha që zëvendësojnë ato të dëmtuara nga duhani dhe nga ato me kancer, sipas një studimi.

Njerëzve që pinë cigare iu është thënë për kohë të gjatë se rrezikohen nga sëmundje që mund të zhvillohen si kanceri i mushkërive.

Reklame

Studimi i publikuar të enjten në revistën Nature gjeti se benefitet shëndetësore mund të shtrihen edhe më gjatë te duhnabirësit, me trupin që duket se krijon vazhdimisht qeliza të shëndetshme për të zëvendësuar ato të dëmtuarat nga duhani në mushkëri kur këta duhanpirës vendosin të mos tymosin më, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

“Njerëzit që kanë pirë cigare për 30, 40 apo më shumë vjet shpesh më thonë se është shumë vonë për ta që ta lënë duhanin se dëmi tashmë është bërë,” thotë Peter Campbell, bashkë autor i studimit.

“Ajo që ngazëllen nga studimi ynë është që tregon se nuk është kurrë vonë që të lihet duhani.”

Disa prej këtyre njerëzve i kishin pirë mbi 15 mijë pako cigaresh në jetën e tyre tha ai.

“Por, brenda vetëm pak vitesh të mos-pirjes së duhanit, shumë prej qelizave nuk tregonin kurrfarë dëmi nga cigaret që këta kishin pirë,” shtoi më tej ai. /Periskopi