Studimi i OKB/ Tokës i mbeten vetëm 7 vite jetë!

Advertisment

7 vite, 102 ditë dhe 12 orë. Ja kur bota do të mbarojë. Nuk është kjo një profeci filmash apo librash, por instalacioni i Orës së Klimës, i vendosur në muret e grataçelës Metronome në Nju Jork.

Ora e madhe digjitale, e vendosur në kuadër të javës së mbrojtjes së klimës, është transformuar në një numërues mbrapsh që tregon kohën që ka në dispozicion planeti ynë për të limituar lëshimin e dioksidtit të karbonit, para se të arrihet në një pikë që nuk ka më kthim.

Reklame

Ora është e shoqëruar me shënimin: “Toka ka një afat skadence”, shkruan Tgcom.

Në faqen zyrtare të kësaj iniciative ka edhe një mesazh sensibilizues për popullsinë e botës: “Njerëzimi ka aftësinë të shtojë kohë, por vetëm nëse ne punojmë së bashku dhe i masim progreset tona me ovjektiva të përcaktuara qartë”.

Numërimi që duhet të përfundojë në Janar të vitit 2028, bazohet në një vlerësim të ndërtuar mbi studimet e kryera nga Kombet e Bashkuara./Opinion.al