Studimi i ri: Izolimi nuk solli ndryshim në numrin e njerëzve që humbën jetën nga koronavirusi

Advertisment

Një grup studiuesish mjekësorë thanë sot se masat e izolimit dhe testimit nuk kanë sjellë ndryshime në numrin e njerëzve që kanë vdekur nga koronavirusi i ri.

Ekspertët e Universitetit të Toronto-s dhe të Universitetit të Texas-it krahasuan shifrat e vdekjeve në proporcion me popullatën në 50 vendet e goditura më rëndë nga pandemia.

Reklame

Sipas tyre, faktorët kryesorë që ndikonin në përqindjen e vdekshmërisë ishin obeziteti, dhe më pas faktorët ekonomikë. Studiuesit shtonin se ndërhyrjet e qeverisë gjithashtu luanin një rol, por kryesisht mbi numrin e pacientëve të shëruar dhe numrin total të rasteve.

Studimi i publikuar në rrjetin Lancet thoshte më tej: “Veprimi i qeverisë si mbylljet e plota të qyteteve dhe masa e madhe e testimeve për Covid-19, nuk lidhen me uljen e numrit të vdekjeve apo të rasteve kritike të sëmundjes.

Në përputhje më të dhënat e Covid-19 në Evropë, SHBA e Kinë, vdekshmëria e përgjithshme nga sëmundja lidhej me gjendje bashkëshoqëruese si obeziteti dhe mosha e avancuar e popullatës.

GDP-ja e ulët si tregues i zhvillimit të një vendi dhe përqindja e popullatës duhanpirëse, çuditërisht lidheshin me zona që rezistuan më pozitivisht ndaj virusit. Në vijim të aspektit ekonomik, studiuesit thanë se vendet me nivele më të ulëta të pabarazisë në të ardhurat, kishin vdekshmëri më të ulët nga koronavirusi.

Studimi zbuloi se masa kombëtare e testimeve nuk kishte lidhje me vdekjet apo rastet kritike të koronavirusit.