Studimi i ri tregon sa qëndron në trup koronavirusi nga momenti i infektimit

Advertisment

Një studim i ri ka treguar se koronavirusi lë gjurmë në trupin e njeriut për më shumë se 1 muaj nga momenti i infektimit.

Në këto studime morën pjesë më shumë se 1100 persona të infektuar me covid në Itali. U zbulua se koha mesatare për pastrimin total të trupit nga Covid-19 është 31 ditë.
Aktualisht mjekët rekomandojnë izolimin me 15 ditë për këdo që është i prekur nga covid. Por studiuesit thonë se tashmë mjekët duhet të marrin në konsideratë të dhënat e reja për periudhën e qëndrimit në trup të koronavirusit.

Reklame

Ekspertët sugjerojnë se edhe pse pacientët e infektuar mund të jenë rikuperuar dhe nuk kanë simptoma, ekziston një mundësi e madhe që virusi të jetë në gjak dhe të mos jetë zhdukur plotësisht.

Ka pasur raportime se disa pacientë kanë vuajtur pasojat edhe disa muaj që pas diagnostikimit me Covid-19. Por ka patur edhe nga ata që janë ndjerë të sëmurë vetëm për disa ditë.

Në një kohë kur në të gjithë botën janë 26 milionë të infektuar me koronavirus, është ende duke u punuar për të zbuluar vaksinën kundër Covid-19.