Studimi: Personat mbi 1.8 m të gjatë rrezikohen më shumë nga Koronavirusi

Advertisment

Njerëzit e gjatë mund të përballen me një rrezik më të madh për të marrë Covid-19, sipas hulumtimeve më të fundit. Të dhënat nga 2,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA treguan se burrat mbi 1.8 m kishin dyfishin e mundësisë që të prekeshin nga koronavirusi. Gratë gjithashtu kishin shanse më të larta nëse ishin mbi 1.8 m të gjata. Studiuesit thanë se kjo nuk do të thotë se njerëzit e gjatë janë gjenetikisht më të prekshëm nga infeksioni.

Në vend të kësaj, ekipi beson se rezultatet tregojnë se Covid-19 përhapet përmes grimcave të vockla të quajtura aerosole, që përhapen në ajër pas nxjerrjes. Shkencëtarët thanë se njerëzit më të gjatë nuk do të kishin më rrezik, nëse virusi përhapet kryesisht përmes teshtitjes ose kollitjes, të cilat prodhojnë pikat më të mëdha që bien në tokë.

Reklame

Ekspertët thanë se njerëzit më të gjatë nuk do të rrezikonin më shumë nëse transmetimi do të ishte kryesisht përmes piklave të ajrit, por për shkak të gjatësisë, ata mund të jenë të ekspozuar ndaj më shumë grimcave.