Personat, të cilët kanë rezultuar negativ për antitrupa ndaj koronavirusit ende mund të kenë shpresë se kanë imunitet ndaj këtij virusi, shkruan BBC.

Në çdo 2 persona që testuan pozitiv për antitrupa ndaj Covid, u gjet se një ka qeliza specifike T, të cilat i identifikojnë dhe i shkatërrojnë qelizat e infektuara. Kjo gjë u pa edhe tek njerëzit, që ishin raste me simptoma të lehta të kronavirusit.

Studiuesit e Institutit Karolinska në Suedi testuan 200 persona për antitrupa dhe qeliza T. Sipas këtij studimi, një numër më i madh i personave mund të kenë imunitet ndaj Covid-19 sesa shifrat që janë raportuar nga statistikat zyrtare të qeverisë.

Sipas këtyre shkencëtarëve është e mundur, që arsyeja se pse disa persona kanë rezultuar negativ për antitrupa ndaj Covid-19 është se ata mund të kenë numër më të vogël të antritrupave ose ata antitrupa mund të jenë të padetektueshëm nga testet përkatëse.

“Ky studim është mbresëlës, dhe përbën evidenca se testimi i personave për antitrupa është duke e nëvlerësuar sistemin tonë imunitar”., tha profesor Danny Alrmann nga Imperial College London.

Shkencëtarët nga Suedia planifikojnë që këtë studim ta çojnë një hap para, duke tentuar të zbulojnë nëse këto qeliza specifike të sistemit imunitar mund ta bllokojnë plotësisht virusin apo edhe mund ta mbrojn individin për të mos e transmetuar virusin tek të tjerët.

Qelizat T, e kryejne një funksion shumë të rëndësishëm për sistemin imunitar duke targetuar qelizat tanimë të infektuara, dhe i shkatërrojnë plotësisht ato duke e ndaluar riprodhimin e virusit në qelizat e tjera të shëndetshme. Këto qeliza mund të krijojnë memorie, ku i njohin viruset e mëparshme dhe i sulmojn menjëherë.

Së fundmi është zbuluar një ilaç i quajtur interleukinë 7, i njohur si stimulus i qelizave T, i cili po testohet në Britaninë e Madhe për të parë nëse mund të ndihmoj në shërimin e pacientëve nga infeksionet e ndryshme. /Gazeta Express